Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për rezultatet e fundit në testin PISA.
Krasniqi në një postim në Facebook, ka shkruar se sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë.
I pari i PDK-së, ka shtuar se qëllimi i kësaj qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma në arsim.
Ne e kemi ditur, por tashmë edhe po dëshmohet, se qëllimi i kësaj Qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore e as përmirësimi i jetesës së qytetarëve tanë. Analfabetizimi qeveritar, fatkeqësisht, tashmë po shkatërron edhe shkollat tona!”, është shprehur Krasniq













