Kandidatja republikane për Kongresin amerikan nga Teksasi, Valentina Gomez, ka shkaktuar zemërim pasi publikoi një video në Twitter ku dogji librin e shenjtë islam, Kuranin.
Bashkë me videon ajo shkroi: “Do ta përfundoj islamin në Teksas, kështu më ndihmoftë Zoti”. Videoja u dënua gjerësisht nga grupet për mbrojtjen e myslimanëve, liderët politikë dhe përdoruesit e internetit.
Ky nuk është hera e parë që Gomez provokon reagime me sjelljen e saj. Në maj të vitit 2025, ajo hyri me forcë në skenën e një tubimi qytetar të myslimanëve, mori mikrofonin dhe filloi të ofendonte islamin.
Në dhjetor 2024, ajo publikoi një video në të cilën shfaqej një ekzekutim i rremë i një emigranti dhe bëri thirrje për “ekzekutime publike” të migrantëve pa dokumente që kishin kryer krime të dhunshme.
Gomez ka lindur në Medelin, Kolumbi, dhe është shpërngulur në SHBA në vitin 2009. Vitin e kaluar ajo kandidoi për sekretare shteti në Misuri dhe përfundoi e gjashta nga kandidatët republikanë, me vetëm 7,4% të votave.