Rekord botëror në Vroclav të Polonisë: Mbi 8.000 kitaristë luajnë “Hey Joe” së bashku

Gjithsej 8.122 pjesëmarrësish e luajtën këngën njëkohësisht, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 6.346 kitaristësh të vendosur në vitin 2009 në të njëjtin vend

Mijëra kitaristë u mblodhën në Sheshin e Tregut të qytetit Vroclav në Poloni më 1 maj, për të interpretuar këngën “Hey Joe” të artistit të njohur amerikan Jimi Hendrix, duke vendosur një rekord të ri botëror “Guinness” për ansamblin më të madh me kitara, raporton Anadolu.

Gjithsej 8.122 pjesëmarrësish e luajtën këngën njëkohësisht, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 6.346 kitaristësh të vendosur në vitin 2009 në të njëjtin vend.

Performanca ishte pjesë e Festivalit vjetor “Thanks Jimi”, një ngjarje që feston trashëgiminë e Hendrixit dhe bashkon kitaristë nga e gjithë bota.

Zyrtarët e Rekordeve Botërore Guinness ishin të pranishëm për të verifikuar dhe konfirmuar rekordin e ri në vend.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme