Real Madridi e mbyll sezonin me fitore, mposht Sociedadin në Bernabeu

Real Madridi e ka mbyllur sezonin 2024/25 me fitore, duke mposhtur 2-0 Real Sociedadin në Santiago Bernabeu.

Los Blancos e filluan mirë takimin, duke kërkuar herët golin e epërsisë.

Por, rastin e parë serioz e krijuan mysafirët, ku rrezikuan me anë të Luka Sucic në minutën e 34-të, mirëpo mbrojta e madrilenëve ishte vigjilente.

Katër minuta më vonë, Real Madridi fitoi penallti, pas lojës me dorë nga lojtari i Sociedadit.

Kylian Mbappe u tregua i saktë nga penallti, duke shënuar golin e epërsisë dhe golin e tij të 30-të në kampionat.

Në 45 minutat e dytë kishte më pak aktivitet, me dy skuadrat që kalonin topin sa nga njëra anë, në tjetrën.

Mirëpo, Mbappe ishte sërish në skenë, duke shënuar edhe golin e dytë për vendasit.

Në minutën e 83-të, Vinicius Junior asistoi te francezi, që realizoi për 2-0, dhe golin e tij të 31-të.

Real Madridi e mbyll këtë sezon si nënkampion, pasi nuk ia doli të mbrojë titullin që e humbi nga Barcelona.

Barcelona që ka edhe një ndeshje për të luajtur ka 85 pikë, një më shumë se Real Madridi.

 

Kategoritë
LajmeSport