Kylian Mbappe ishte në mesin e të parëve që reaguan pas njoftimit të Trent Alexander-Arnold, i cili konfirmoi se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, por e fshiu përgjigjen e tij menjëherë.
Real Madridi është favoriti i qartë për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit, i cili bëri të ditur se marrëdhënia afatgjatë me klubin e tij të fëmijërisë do të vijë në fund këtë verë.
Alexander-Arnold do të luajë së bashku me bashkëvendasin e tij Jude Bellingham në Madrid, aty ku Mbappe ka shijuar një sezon të parë fantastik në La Liga.
Reprezentuesi anglez lëshoi një njoftim të hënën për të konfirmuar largimin e tij teksa ndau një mesazh për tifozët e Liverpoolit.
Në mesin e miliona pëlqimeve që mori postimi i tij, aty fillimisht ishte edhe ai i Mbappes, por francezi e largoi atë me shpejtësi.
“Trent Alexander-Arnold ka konfirmuar largimin e tij nga Liverpooli në fund të sezonit përmes llogarisë së tij në X dhe Kylian Mbappe ishte njëri ndër të parët që reagoi. Francezi e pëlqeu postimin e anglezit në Instagram, diçka që nuk ka kaluar pa u vërejtur”, ka raportuar AS.
Në mesin e një zemërimi të çuditshëm, një numër i bashkëlojtarëve të Alexander-Arnold dhe yje të tjerë të Ligës Premier kanë shprehur mbështetjen dhe kanë dhënë urimet e tyre.
Alexander-Arnold largohet nga Liverpooli pas më shumë se 20 vitesh dhe me dy tituj të Ligës Premier të fituar.