Deputeti serb, Nenad Rashiq tha se do ta votonte kryetarin e Nismës Fatmir Limaj pë kryetar të Kuvendit.
Ai tha pas dështimit të 50-të të konstituimit të Kuvendit se mjafton që propozimi i emrit të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Nëse propozohet nga ana e partisë fituese, në këtë rast Vetëvendosja – po”, tha Rashiq.