Raportohet se 19 palestinezë kanë vdekur nga uria në 24 orë

Një zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, ka njoftuar se të paktën 19 palestinezë kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit në Gaza.

Dr Khalil al-Daqran, zëdhënës i Spitalit al-Aqsa në Deir al-Balah, ka thënë për BBC-në se situata në spitalet e Gazës është bërë kritike.

“Nëntëmbëdhjetë persona, përfshirë fëmijë, kanë vdekur nga uria. Spitalet nuk janë më në gjendje të ofrojnë ushqim për pacientët apo stafin, shumë prej të cilëve janë fizikisht të paaftë për të vazhduar punën për shkak të urisë ekstreme.”

Sipas BBC-së, ai tutje ka thënë se edhe artikujt më bazikë, si formula për foshnjat, nuk gjenden më.

“Spitalet nuk mund të ofrojnë as edhe një shishe qumësht për fëmijët që vuajnë nga uria, sepse çdo lloj formule për foshnjat është zhdukur nga tregu.”

Kategoritë
BotaLajme