Raportimet se Specialja po shërbehet me prova nga Serbia, Maliqi: Një shtet që ka kryer spastrim etnik s’mund të jetë i besueshëm

Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka reaguar lidhur me raportimet në media se Gjykata Speciale e Hagës ka pranuar prova kundër ish-krerëve të UÇK-së nga disa institucione të sigurisë së Serbisë, shkruan Express.

Maliqi ka thënë se është kurioz që ta di se si Gjykata Speciale ka pranuar prova e dokumente të prodhuara nga një aparat shtetëror serb që Tribunali Ndërkombëtar i Drejtësisë për Jugosllavinë e ka cilësuar si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

Maliqi ka thënë se kryesi i spastrimit etnik s’mund të jetë një dëshmitar kredibil kundër kundërshtarëve të tij.

“Jam kurioz se si dhe pse Dhomat e Specializuara pranojnë si prova të pranueshme dokumentet e prodhuara nga një aparat shtetëror i përcaktuar nga ICTY si një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Kryerësi i spastrimit etnik nuk mund të jetë një dëshmitar i besueshëm kundër kundërshtarëve të tij”, ka shkruar Maliqi.

Për të njejtën çështje ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi. Ai ka shkruar se kjo është skandaloze dhe se Serbia s’mund të jetë burim i besushëm për asnjë provë.

“Kjo është tepër ofenduese, skandaloze. Serbia NUK ËSHTË një burim i besueshëm i asnjë “prove”.”, ka shkruar Selimi./Express/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi