Ramadani: Shumë deputetë të VV’së janë kundër mënyrës si po sillet Kurti, por s’kanë guxim të dalin

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, pretendon se në prapaskena private ka tension brenda deputetëve të Vetëvendosjes për mënyrën se si partia e tyre ka bllokuar shtetin.

 

Po ashtu, ai pyeti nëse ka guxim dikush nga VV të dalë publikisht kundër qasjes që po përdor Albin Kurti.

A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?

Është e pakuptueshme se si asnjë deputet a deputete nga VV nuk merr guximin qytetar e kombëtar të denoncojë këtë logjikë diktati anti-demokratik, që po e cenon edhe sigurinë kombëtare!

Pse nuk marrin guxim politik, qytetar e kombëtar ta nxjerrin këtë para popullit?

Mos u frikësoni ta thoni të vërtetën!

Nuk është spin, revolta është reale. Shpresoj se sa më parë e nxjerrin vet në publik të tillët brenda VV-së.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi