Ramabaja fyen deputeten Musliu: Ka nevojë për trajtim psiko-social

Analisti politik i afërt me Vetëvendosjen , Sadri Ramabaja, tha se deputetja e PDK-së Ganimete Musliun ka nevojë për trajtim psiko-social.

“Atëherë kur politikanët janë produkt i krimit, korrupsioni [edhe moral] bëhet normë. Ndërkaq sjellja prej gangstereje e deputetes G.M. shndërrohet në dhunë të lloit të vet, alias poshtrim i institucionit – i Tempullit të demokracisë. Këtë sjellje duhet tratuar me seriozitetin më të madhë, meqë është alarm i lloit të vet për rrezikun që e pret shoqërinë kur politika pushtohet nga interesa të errëta. Ky lloj pushtimi po reflektohet nga qëndrimi an bllok i opozitës duke refuzuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025”, ka shkruar ai.

“Këtë kategori njerëzish babai i psikoanalizës, Sigmund Freud, i cilëson si individ me çrregullim të “Super-Egos”. Sipas tij, “Super-Ego-ja” përfaqëson normat morale të internalizuara. Studjues tjerë të fushës [Otto Kernberg…], do ta cilësonin këtë sjellje të GM. edhe si produkt i kompleksit të fuqisë dhe narcizmit patologjik. Tek kjo kategori të qenunit në politikë ka prodhuar një lloj vetëdije të shtrembëruar të drejtësisë. Rrjedhimisht ajo ka nevojë për trajtim psiko-social. Këtë trajtim ia ka bërë sot media në mënyrën më të mirë të mundshme përmes ushtrimit të terapisë kolektive”, ka shkruar Ramabaja.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi