Rama njofton për 300 kontejnerë në kryeqytet, nga PDK thonë se janë projekt i atyre që u shkarkuan

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama sot përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se 300 kontejnerë do të vendosen në kryeqytet nga e hëna.

Pas këtij postimi ka reaguar Shega Beqiri nga dega e PDK-së në Prishtinë.

Ajo ka shkruar se prodhimi i 300 kontejnerëve ishte projekt i Donjeta Sahatçiut dhe Ilirik Musliut të cilët janë shkarkuar nga Kryetari Rama.

“Prodhimi i 300 kontenjerëve është projekt 6 mujor i Donjeta Sahatçiu dhe Ilirik Musliu i cili u kurorezua tani, derisa ata u shkarkuan me hakmarrje! Meritokracia po vazhdon të përbuzet ndërsa mbrojtja për këmbimin e pronave edhe pas shfuqizimit të vendimit po rritet!”, ka shkruar Beiqri në Facebook.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi