Protestuesit mbanin pankarta dhe brohoritnin slogane duke i kërkuar qeverisë izraelite t’u jepte përparësi negociatave
Qindra njerëz u mblodhën në “Sheshin e Pengjeve” dhe në rrugët përreth në Tel Aviv për të bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe lirimin e izraelitëve të mbajtur në enklavë, raporton Anadolu.
Protestuesit mbanin pankarta dhe brohoritnin slogane duke i kërkuar qeverisë izraelite t’u jepte përparësi negociatave.
Demonstruesit thanë se lirimi i pengjeve izraelite duhet të jetë në qendër të çdo marrëveshjeje për të ndaluar konfliktin.