“Në përputhje me këtë kërkesë, ne i vazhdojmë përpjekjet për të ofruar trajnime, konsulencë dhe mbështetje teknike për të rritur kapacitetin mbrojtës të Sirisë”, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare
Qeveria siriane ka kërkuar mbështetje zyrtare nga Turqia për të forcuar kapacitetin e saj mbrojtës dhe për të luftuar grupet terroriste, veçanërisht DEASH-in, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu.
“Në përputhje me këtë kërkesë, ne i vazhdojmë përpjekjet për të ofruar trajnime, konsulencë dhe mbështetje teknike për të rritur kapacitetin mbrojtës të Sirisë”, tha ministria.
“Qëllimi kryesor i Turqisë është të mbështesë unitetin politik dhe integritetin territorial të Sirisë dhe të udhëheqë përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në rajon”, shtoi ajo.