Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë ndarë 5 milionë euro për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri, a shkruar se kjo Qeveri, ka vendosur që të shpërndaj vitra për qytetarët, ku për Gani Jakupin kanë ndarë 7500 euro. Ndërsa për qytetarët 120 euro.
“Qeveria e Gani Jakupave paska vendosur të shpërndajë vitra për qytetarët. Për Gani Jakupat 7500 euro, për qytetarët 120 euro. Duke mos pasur as plan zhvillimor e as vizion për stabilitet ekonomik, Qeveria e Gani Jakupave po ofron lëmoshë. Një herë i varfëruan qytetarët, tash po u japin lëmoshë për varfërinë e tyre. Varfëri e lëmoshë për qytetarët, luks e tendera për vete”, ka shkruar në Facebook, Tahiri.











