Qeveria miraton nismën për një marrëveshje me Shqipërinë

Qeveria miraton nismën për një marrëveshje me Shqipërinë

Qeveria ka mbajtur të hënën mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për njohjen e së Drejtës së Ushtrimit të Profesioneve të Avokatit dhe Ndërmjetësit në Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, në njoftimin e të cilës thuhet se vendimi e obligon Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë të zhvillojë negociata me Shqipërinë për finalizim të tekstit përfundimtar të marrëveshjes.

Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që Palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas kësaj Marrëveshje”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova