Putin tallet me pamjet e Zelenskyt pranë Kupjanskut: “Pse rri në prag? Hyr brenda”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, organizoi konferencën e tij vjetore për media, ku iu drejtuan qindra pyetje. Njëra prej tyre kishte të bënte edhe me presidentin ukrainas, Volodimir Zelensky.

Një gazetar e pyeti Putinin nëse e kishte parë videon e Zelenskyt në Kupjansk dhe nëse mendonte se bëhej fjalë për një video të rreme. “Nëse kjo është vërtet një falsifikim, si guxoi Zelensky të kryente një manipulim të tillë?”, pyeti gazetari.

Pas kësaj, Putin tha se Zelensky është artist.

Kthesë në lindje

Zelensky mbërriti në vijën e parë të frontit; i veshur me jelek antiplumb publikoi lajme befasuese për qytetin e Kupjanskut.

“Ai është artist dhe mjaft i talentuar. Këtë e them pa ironi. Këtë e dimë nga filmat që ka xhiruar dikur, kështu që nuk është asgjë e pazakontë”, tha Putin.

Më pas, ai u tall me faktin se Zelensky qëndronte pothuajse një kilometër larg qendrës së qytetit.

“Pse rri në prag? Hyr brenda shtëpisë. Apo jo?”, u shpreh Putin.

Kategoritë
BotaLajme