Banori i qytetit Anchorage, Mark Warren, mori nga Vladimir Putin një motor të kompanisë ruse Ural, pasi mediat ruse publikuan fotografinë e tij duke vozitur një model të kësaj kompanie që i përkiste periudhës sovjetike.
Ky dhuratë personale e presidentit rus iu dorëzua pas takimit me Donald Trump, pasi mediat ruse realizuan një reportazh për amerikanin që zotëron një motor sovjetik Ural.
Warren, duke folur me ambasadorin rus rreth motorit të tij të vjetër, u ankua se me vështirësi siguronte pjesë këmbimi, pasi ato prodhoheshin në Ukrainë.
Pas pyetjes së gazetarëve rusë nëse zgjidhja e konfliktit në Ukrainë do t’ia lehtësonte sigurimin e pjesëve, ai u përgjigj: “Po, do të ishte mirë.”
Motorët e kompanisë Ural janë të njohur prej dekadash për qëndrueshmërinë e tyre, si dhe për karrocën anësore që i bën këta motorë unikë. Megjithëse kompania u themelua në vitin 1941 me mbështetjen e qeverisë sovjetike, sot selia e saj ndodhet në Washington.