Putin bisedë telefonike me presidentin iranian, në fokus ngjarjet e 24 qershorit në Rusi

Putin bisedë telefonike me presidentin iranian, në fokus ngjarjet e 24 qershorit në Rusi

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se presidenti iranian, Raisi ka shprehur mbështetje të plotë ndaj qeverisë ruse lidhur me ngjarjet e përjetuara më 24 qershor në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, diskutoi për ngjarjet e shënuara më 24 qershor në Rusi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putin zhvilloi bisedë telefonike me Raisin dhe se presidenti iranian ka shprehur mbështetje të plotë ndaj qeverisë ruse lidhur me ngjarjet e përjetuara më 24 qershor në Rusi.

Në bisedën ku u diskutuan marrëdhëniet mes Rusisë dhe Iranit u konsultua zbatimi i punimeve në fushat e tregtisë, energjisë dhe transportit.

Gjithashtu u diskutua sigurimi i stabilitetit në Kaukazin e Jugut si dhe çështjet ndërkombëtare, përfshirë krizën e Sirisë.

Putin dhe Raisi ranë dakord për vazhdimin e kontakteve mes dy vendeve.

Theksohet se Putin ka uruar Raisin dhe popullin e Iranit me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

– Rebelimi i grupit “Wagner” kundër qeverisë ruse

Themeluesi i kompanisë private ruse të sigurisë “Wagner”, Yevgeny Prigozhin pas akuzës për kryerjen e sulmit ndaj “Wagner”-it kërcënoi ushtrinë ruse me kundërpërgjigje ndërsa luftëtarët e “Wagner”-it braktisën Ukrainën dhe hynë më 24 qershor në rajonin Rostov të Rusisë.

Pas kësaj situate, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) ngriti çështje penale me akuzën për “rebelim të armatosur”.

Presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi rebelimin e Wagner si “tradhti ndaj atdheut”.

Prigozhin njoftoi se ata do të shkonin në Moskë ndërsa Kremlini rriti masat e sigurisë në shumë pjesë të vendit. Në rajonet ruse pranë kufirit me Ukrainën, kryesisht në Moskë dhe rajonin e Moskës, u shpall gjendje e operacionit anti-terrorist.

Ai pranoi propozimin e presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko për uljen e tensioneve në Rusi.

Prigozhin deklaroi se ata e kuptojnë përgjegjësinë për derdhjen e gjakut rus në njërën nga palët dhe se do të ktheheshin sipas planit në bazat në terren duke kthyer kolonat e tyre.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov bëri të ditur mbylljen e hetimit penal të ngritur kundër Prigozhinit dhe deklaroi se “Prigozhin do të shkojë në Bjellorusi”.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova