“Putin bëri zgjedhjen e gabuar”, Wagner: Së shpejti Rusia do të ketë një “President të ri”

“Putin bëri zgjedhjen e gabuar”, Wagner: Së shpejti Rusia do të ketë një “President të ri”

Së shpejti Rusia do të ketë një “president të ri” është ky reagimi I grupit Ëagner, menjëherë pas fjalimit të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Përmes një statusi në “Telegram” shkruhet se Putin bëri ‘zgjedhjen e gabuar’ dhe së shpejti Rusia do të ketë një ‘president të ri’.

Do të jetë e vështirë për Putin-in të bëjë një kompromis me Prigozhin pasi i quajti publikisht veprimet e tij “një tradhti”.

Sipas kreut të Kremlin-it, ata që filluan kryengritjen “e tradhtuan Rusinë dhe do të mbahen përgjegjës”.

“Beteja në Ukrainë kërkon unitet”, thotë ai. “Çdo gjë që dobëson Rusinë duhet të hidhet mënjanë. Veprimet e Prigozhin janë një ‘thikë pas shpine’”.

Veprimet që përçajnë unitetin janë në fakt braktisje e popullit të vet, argumentoi Putin, nga bashkëluftëtarët që luftojnë në front.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova