Punëtorët e ‘Kosova Thëngjilli’ protestojnë para Qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratës me KEK’un

Punëtorët e kompanisë “Kosova Thëngjilli” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, të mërkurën, duke kërkuar rikthimin në punë pas ndërprerjes së kontratës nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Që nga muaji korrik i vitit të kaluar, këta punëtorë kanë mbetur pa punë e pa paga. Kështu bëri të ditur, kryetari i aksionarëve, Enver Sadiku, i cili kërkoi ndihmën e Qeverisë.

“Qëllimi i kësaj proteste, arsyeja që kemi ardhë pranë Qeverisë është që të kërkojmë ndihmë prej Qeverisë për veprimtari të mëtutjeshme. Prej muajit korrik të vitit 2022 jemi pa të ardhura personale”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi