“Publikova fotografi me shqiponjë, babit tim i reaguan në Serbi”, Duda Balje kujton momentin e vështirë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka rrëfyer së fundmi se si mori reagime të shumta, për fotografinë e saj në Kalanë e Prizrenit, ku kishte bërë simbolin e shqiponjës.

Në një intervistë, të dhënë pak ditë më parë në emisionin Hambar të Kanal 10, Balje deklaroi se krejt ajo që synonte ishte të promovonte diversitetin, por që ky veprim nuk ishte pritur mirë në qytetin Novi Sad, ku jetojnë prindërit e saj.

“Publikova një foto me shqiponjë në Kalanë e Prizrenit dhe unë prezantova në mënyrën se si unë e kam perceptimin për Kosovën. Shkova në Kalanë e Prizrenit dhe kisha veshur një fustan të kaltër [si ngjyra e flamurit të Kosovës] dhe bëra shqiponjën si shenjë respekti dhe nuk e kam aspak problem këtë pjesë. Por, këto fotografi shkuan edhe në Serbi dhe babi im pati një situatë pak më të vështirë për këtë”, theksoi deputetja, derisa banorët e tjerë i kishin kërkuar në një farë mënyre “llogari”.

“I thanë ‘vajzën e ke atje’, ‘bën shqiponjën’, ‘pse e bënë këtë’, ‘ajo nuk është shqiptare’. Nuk e kuptoj pse kur ne në Kosovë kemi diversitet”, theksoi mes tjerash ajo.

Balje, edhe përkundër pikëpamjeve të shumta që shpreh merr reagime të shumta.

 

Kategoritë
LajmeVendi