Publikohet raporti i përmbushjes së zotimeve, Komuna e Prizrenit me 0 zotime të përmbushura

Publikohet raporti i përmbushjes së zotimeve, Komuna e Prizrenit me 0 zotime të përmbushura
“Aleanca për Qytetari Aktive” gjatë vitit të kaluar ka monitoruar përmbushjen e zotimeve zgjedhore të dhjetë kryetarëve të komunave, të cilat janë analizuar më gjerësisht në raportin e publikuar sot.
Nga gjithsej 227 kërkesa të qytetarëve, janë përfunduar 14.98% brenda vitit të parë të mandatit të kryetarëve, në proces të përfundimit janë 48.46% prej tyre, ndërsa nuk ka pasur fare progres në 36.56% të zotimeve.
Krahasuar për nga numri i zotimeve të përmbushura, më së shumti zotime ka përmbushur Komuna e Obiliqit (9), Lipjanit (8 ), Graçanicës (6). Ndërsa komunat me më së paku zotime të përmbushura janë Komuna e Prizrenit (0), Pejës (1) dhe Skenderajt (1).
Për të parë të dhënat për të gjitha komunat si dhe përmbajtjen e zotimeve, lexoni raportin e plotë këtu: https://dpl.us/9t6
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova