Publikohet lista e kandidatëve që kanë kaluar provimin gjyqtarë të rinj

Publikohet lista e kandidatëve që kanë kaluar provimin gjyqtarë të rinj

rishtinë- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), të mërkurën, ka publikuar rezultatet e 30 kandidatëve që kanë kaluar provimin për gjyqtarë të rinj.

Konkursi për gjyqtarë të rinj ka qenë i shpallur për 37 pozita, prej tyre 7 kanë qenë të rezervuara për komunitetin serb, raporon “Betimi për Drejtësi“.

Në njoftimin e KGJK-së, bëhet e ditur se vendet e rezervuara për komunitetin serb nuk janë plotësuar, pasi katër kandidatë nuk janë paraqitur në intervistë, andaj konkursi për pozitat e rezervuara për komunitetin serb, do të ripërsëritet.

“Bazuar në nenin 26, paragrafi 1 të Rregullores së KGJK-së nr.03/2021, kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese prej tre (3) ditësh nga dita e njoftimit. Ankesa i parashtrohet Komisionit për Ri-shqyrtim të KGJK-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 291-të, ka shpallur konkurs për 37  pozita për gjyqtarë në gjykatat themelore.

KGJK në atë takim kishte themeluar edhe Komisionin për Rekrutim të Gjyqtarëve në Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës, i cili komision përbëhej nga Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së, njëherësh edhe kryetar i komisionit, si dhe anëtarë të këtij komisioni Fidan Hoxha, Enver Peci, Drita Rexha, Snezana Mihajlovic, ndërsa si anëtarë rezervë Kadrije Goga-Lubishtani dhe Arjeta Sadiku.

Ndërsa, në Komisionin për Rishqyrtim të ankesave u caktuan gjyqtarët Qerim Ademaj, Ragip Namani, Gani Avdiu, kurse si anëtarë rezervë u vendos që të jenë gjyqtarët Avni Mehmeti dhe Burim Shala.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova