Protestuesit mblidhen në Paris për të denoncuar “gjenocidin” dhe “urinë e organizuar” në Gaza

– Protestuesit valëvitën flamuj palestinezë dhe mbanin pankarta që bënin thirrje për armëpushim të menjëhershëm, heqjen e bllokadës dhe sanksione kundër Izraelit

Shumë njerëz u mblodhën në sheshin Place de la Republique në kryeqytetin Paris për të tretën mbrëmje me radhë për të denoncuar “gjenocidin” dhe “urinë e organizuar” të kryer nga Izraeli në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Protesta, e organizuar nga CAPJPO-EuroPalestine, vjen si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme izraelite.

Protestuesit valëvitën flamuj palestinezë dhe mbanin pankarta që bënin thirrje për armëpushim të menjëhershëm, heqjen e bllokadës dhe sanksione kundër Izraelit

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite vazhdon me ofensivën brutale ndaj Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 59.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën, kanë çuar në mungesë të madhe ushqimi dhe përhapje sëmundjesh.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën ndaj enklavës palestineze.

Kategoritë
BotaLajme