– Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se më shumë se 16 mijë fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite dhe rreth 1.000 fëmijë kanë përfunduar me gjymtyrë të amputuar
Në Berlin të Gjermanisë, përpara Parlamentit Federal gjerman (Bundestag) u mbajt një protestë për fëmijët palestinezë në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Protesta e quajtur “Të shohësh sytë e fëmijëve në Gaza” përpara Bundestagut gjerman, u organizua nga platforma Avaaz.
Gjatë protestës, portrete të fëmijëve nga Gaza u ekspozuan në zonën përpara ndërtesës së parlamentit.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza u njoftua se më shumë se 16 mijë fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite dhe rreth 1.000 fëmijë kanë përfunduar me gjymtyrë të amputuar.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 57.575 ndërsa numri i të plagosurve në 136.879.