Protesta para BBC: “Nuk mund të fshihesh, ne të akuzojmë për gjenocid”

Qindra protestues po protestojnë jashtë selisë së BBC-së në Londër, duke akuzuar transmetuesin publik për anshmëri në mbulimin e bombardimeve izraelite dhe pushtimit të Gazës.

Protesta para BBC-së është një nga një seri protestash të planifikuara në Londër në solidaritet me Gazën.

Policia tha se kishte thirrur përforcime nga Kent dhe kishte vendosur oficerë nga ekipet e reagimit emergjent dhe ekipet e policisë së lagjes, si dhe vullnetarë specialë, si pjesë e planit të tyre të policisë së rendit publik.

“BBC, ju nuk mund të fshiheni, ne ju akuzojmë për gjenocid”, thërrisnin të mbledhurit në protestën rreth Kishës All Souls, përballë ndërtesës së BBC-së në Portland Place.

Gjithashtu, në katër javët e fundit, protesta të mëdha u mbajtën në qytetet e Mbretërisë së Bashkuar: Londër, Mançester, Glasgow, Belfast, të gjitha në mbështetje të popullit të Palestinës, por edhe për shkak të zyrtarëve britanikë që nuk tregojnë ndjeshmëri ndaj situatën në Gaza.

Kategoritë
BotaLajme