Protesta e opozitës, ‘blindohet’ Tirana: 1100 policë në terren, rrugët që bllokohen

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e protestës kombëtare të thirrur nga opozita ditën e martë.

Policia bën me dije se në terren do të jenë mbi 1100 forca policia, duke përfshirë FNSH-në, Shqiponjat dhe Gardën e Republikës.

Segmentet rrugore që do të bllokohen 2 orë para nisjes së protestës derin në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kategoritë
LajmeVendi