Prokuroria për aksidentin në Pejë ku vetura i goditi dy fëmijë: Shoferi është ndaluar për 48 orë

Një aksident ka ndodhur trafiku ka ndodhur në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, ku një veturë ka goditur dy fëmijë.

Rastin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

I njëjti ka bërë të ditur se dy fëmijët janë dërguar për trajtim në spitalin e Pejës.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë bërë të ditur për Reporteri.net se shoferi është ndaluar për 48 orë.

“Një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbësor. Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, kurse tjetri në Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të rënda trupore”.

“Prokurori i shteti ka dalë në vend të ngjarjes, kurse brenda afatit ligjor do paraqes kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”, ka thënë Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë për Reporteri.net.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi