Një grup i të rinjve në Prizren vendosën lule para Konsullatës së Turqisë për viktimat e prekura nga tërmeti në Turqi, shkruan Gazeta e Re
Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm deri në 7.8 ballë.
Deri më tani janë raportuar mbi 9 mijë persona të vdekur dhe mbi 50 mijë të lënduar
Qytetarët e Prizrenit përmes aktiviteteve të ndryshme solidarizohen me shtetin e Turqisë, përveç aktiviteteve humanitare sot një grup i të rinjve kanë vizituar Konsullatën e Turqisë dhe kanë vendosur lule për viktimat e tërmetit./Gazetaere


