Prizren- Mbahet takimi i parë zyrtar me përkthim shqip-romisht nën organizimin e OJQ ”Durmish Aslano”

VELARD PAQARIZI

Një ngjarje e veçantë u shënua në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, ku u mbajt takimi i parë zyrtar në gjuhën rome ndërmjet komunitetit rom dhe institucioneve lokale.

Organizuar nga OJQ “Durmish Aslano,” takimi i parë zyrtar solli një moment të  ndritshëm për të diskutuar për rëndësinë e gjuhës rome në kontekstin e multikulturalizmit në Prizren, ky takim u realizua në gjuhën rome me përkthim simultan.

Tema e ngjarjes, “Harmonia e Diversitetit – Rëndësia e Proklamimit të Gjuhës Rome në sfond të Multikulturalizmit në Kuvendin e Prizrenit,” bëri që diskutimet të përqendroheshin në historinë e pasur të komunitetit rom dhe rëndësinë e gjuhës së tyre në shoqëri.

Pjesëmarrësit theksuan se  bashkëpunimet aktive janë thelbësore në promovimin e diversitetit kulturor dhe përfshirjes së të gjithë komuniteteve në zhvillimin e qëndrueshëm dhe harmonik të shoqërisë. Takimi u shënua si një hap i rëndësishëm drejt një bashkëjetese më të mirë dhe më të pasur kulturore në Prizren./Gazetaere

 

Kategoritë
LajmeVendi