Prizren, mbahet gara e njohur e lëshimit me goma në lumë “BunarFest”

Rreth 30 garues nga Kosova dhe vende të ndryshme të rajonit u bënë pjesë e spektaklit që u dha emocione atyre dhe shikuesve anës së lumit Lumbardhi që përshkon pjesën e vjetër të qytetit.

Në qytetin e Prizrenit është mbajtur gara e lëshimit apo raftingut me goma të traktorëve dhe kamionëve në lumë, raporton Anadolu.

Rreth 30 garues nga Kosova dhe vende të ndryshme të rajonit u bënë pjesë e spektaklit që u dha emocione atyre dhe shikuesve anës së lumit Lumbardhi që përshkon pjesën e vjetër të qytetit.

Edicioni i 19-të i Bunarfestit, i cili synon të tërheqë vëmendjen në parandalimin e ndotjes së shtratit të Lumbardhit, filloi në rrëzë të Maleve të Sharrit ku ndodhet burimi i lumit Lumbardh dhe përfundoi në vijën e finishit, te Ura e Gurit në sheshin “Shadërvan”.

Garuesit nga Kosova dhe vendet e tjera përjetuan momente plot emocionuese dhe sfiduese për ta në rrjedhën e lumit të ftohtë.

Pas garës, e cila vazhdoi për rreth një orë, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve në të cilën sportistëve të suksesshëm iu ndanë medalje.

Në kuadër të festivalit, krahas garës së raftingut u mbajtën po ashtu edhe koncerte dhe aktivitete pastrimi në shtratin e lumit Lumbardh.

Kategoritë
KulturëLajmeVendi