Prizren- Mbahen konferencat DREAMin Kosovo dhe LEAPin Conference

Organizata ndërkombëtare Leadership Development Association Europe (LDA Europe)në bashkëpunim me komunën e Prizrenit dhe organizatën Maker Space Innovation Center ka realizuar dy konferencat ndërkombëtarë DREAMin Kosovo dhe LEAPin Conference.

Hapjen zyrtare të konferencave e bëri CEO i LDA EuropeQëndrim Hoxha njëherit i cili ka falënderuar folësit të pramishëm nga Anglia, Irlanda, Franca, Gjermani, Zvicrra, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe vende të tjera

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Prizrenit z.Kujtim Gashi i cili në emër të kësaj komune ka falënderuar organizatorët për bashkëpunim ndërsa ndër të tjera theksoi se Prizreni si Kryeqytet kulturor i Kosovës është i nderuar të pret për mysafir folësit por edhe të rinjtë e Kosovës, Rajonit dhe vendeve perëndimore.

Prezantimet e folësve arritën të mbushin sallën me njohuri të reja dhe përvoja të frytshme për audiencën e pranishme. Ky event u vlerësua si ngjarja më e madhe e organizuar për të rinjtë në Kosovë gjatë këtij viti, duke tejkaluar pritshmëritë në numër të pjesëmarrësve dhe duke lënë impakt të thellë në karrierën e të gjithë folësve.

LDA Europe, nën udhëheqjen e Marilo Metës dhe Qëndrim Hoxhës, vazhdon të jetë një adresë kryesore për të rinjtë në fushën e edukimit, zhvillimit dhe rrjetëzimit në Europë. Kjo konfirmoi rëndësinë e kontributit të tyre në ndihmë të rinisë së Kosovës dhe të rajonit për një ardhmëri më të ndritshme./Gazetaere/V.P

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi