Prizren, kryeministri Kurti vizitoi ekspozitën “Nga Tradita në Ardhmëri – Punimet Artizanale të Dorës”

Ekspozita e hapur është organizuar nga Shoqata e Grave “Orkide” me kontributin e Komunës së Prizrenit dhe Institutit Yunus Emre në Prizren.

Në ekspozitën me titull “Nga Tradita në Ardhmëri – Punimet Artizanale të Dorës” e hapur nga Shoqata e Grave “Orkide” me kontributin e Komunës së Prizrenit dhe Institutit Yunus Emre në Prizren, ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton Anadolu.

Siç njofton Instituti Yunus Emre, përpos kryeministrit, në ekspozitë me të morën pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Türkiyes në Prizren, Celal Doğan, komandanti i KFOR-it Turk në Kosovë, Koloneli Recai Yılmaz, deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Enis Kervan dhe shumë mysafirë të tjerë.

Gjatë fjalimit të tij përshëndetëse, kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë e tij që “mori pjesë në promovimin e një ekspozite të suksesshme dhe të bukur”.

Kurti theksoi mirënjohjen e tij që Shoqata e Grave “Orkide” e sheh shumë të vlefshme punën për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale të Prizrenit, në veçanti të artizanatit.

Ekspozita do të jetë e hapur për artdashësit në sallën shumë-funksionalë të Institutit Yunus Emre në Prizren deri më datë 18 Gusht 2023.

Kategoritë
KulturëLajmeVendi