Presidentja Osmani sot para mediave, ngërçi politik dhe reagimi i Grenellit – të pashmangshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për media sot në orën 16.30.
Ky komunikim me gazetarë vjen pas vizitës së presidentes në SHBA dhe ishte paralajmëruar pas deklaratës së zyrtarit amerikan Richard Grenell se presidentja Osmani manipuloi me deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan Ekonomia Online.

Presidentja Osmani ka thënë tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka parandaluar së voni” një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë nga Serbia në Kosovë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte shkruar në rrjetin Social Truth më 15 qershor se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia po “shkonin drejt një konflikti serioz” dhe se lufta ishte në prag të shpërthimit, por se ai e ndaloi atë.

Por, në konferencën e sotme për media të presidentes Osmani interesimi i gazetarëve për bllokadën në Kuvend dhe hapat e saj drejt zhbllokimit do të jetë i pashmangshëm.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi