Presidentja Osmani shkruan në librin e zisë në Ambasadën e Türkiye-s në Prishtinë

Presidentja Osmani shkruan në librin e zisë në Ambasadën e Türkiye-s në Prishtinë

Më herët në librin e zisë kanë shkruar edhe kryeministri kosovar Albin Kurti, ministra të kabinetit qeveritar, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Ambasadën e Türkiye-s në Prishtinë, ku u ka shprehur ngushëllime zyrtarëve të ambasadës dhe ka shkruar në librin e zisë me rastin e tërmetit me epiqendër në Türkiye, raporton Anadolu.

Më herët në librin e zisë kanë shkruar edhe kryeministri kosovar Albin Kurti, ministra të kabinetit qeveritar, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Të paktën 16.546 njerëz kanë humbur jetën dhe 66.132 të tjerë janë lënduar pas dy tërmeteve të forta që goditën Türkiye-n jugore të hënën.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş goditën dhjetë provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova