Presidentja Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin

Presidentja Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të dërgojë një përfaqësues nga kabineti i saj në takimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar.

Në këtë takim do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do ta dërgojë një përfaqësues të Kabinetit të saj në këtë takim”, tha Kupina.

Në këtë takim janë të ftuar nga opozita, shoqëria civile dhe politikanë.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës tha se nuk është ftuar në këtë takim.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurti tha se ky takim do të zhvillohet si pasojë e insistimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha se ka pritur nga Escobari që të thotë në Beograd se Serbia duhet ta njohë Kosovën, e jo të thotë në Prishtinë se Asociacioni do të bëhet, pavarësisht kryeministrit të Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova