Erdogan e uroi Jettenin për marrjen e detyrës në shkurt, duke thënë se Ankaraja synon të forcojë më tej dialogun dhe bashkëpunimin me Holandën
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka diskutuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Holandës, si dhe çështje rajonale e globale, në një bisedë telefonike me kryeministrin holandez Rob Jetten, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, transmeton Anadolu.
Erdogan e uroi Jettenin për marrjen e detyrës në shkurt, duke thënë se Ankaraja synon të forcojë më tej dialogun dhe bashkëpunimin me Holandën.
Ai theksoi se Turqia po zhvillon përpjekje intensive për t’u dhënë fund konflikteve në rajon dhe se zhvillimet gjeopolitike tregojnë nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse dhe institucionale në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së.
Duke iu referuar situatës në Gaza dhe Bregun Perëndimor, Erdogan tha se mbështetja e Holandës për përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon është e rëndësishme.









