– Kjo, theksoi Sharaa, nuk do të kishte ndodhur “pa ndërhyrjen efektive të ndërmjetësimit amerikan, arab dhe turk, që e shpëtoi rajonin nga një fat i panjohur”
Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, ka deklaruar se planet e Izraelit për të minuar stabilitetin e rajonit u penguan nga ndërhyrja e ndërmjetësve të jashtëm dhe përpjekjet e vetë shtetit, transmeton Anadolu.
Në një fjalim televiziv, Sharaa tha se pavarësisht ndërhyrjeve izraelite që shënjestronin institucionet civile dhe publike, “përpjekjet e shtetit për të rivendosur stabilitetin dhe për të dëbuar fraksionet e jashtëligjshme kanë pasur sukses”.
Kjo, theksoi ai, nuk do të kishte ndodhur “pa ndërhyrjen efektive të ndërmjetësimit amerikan, arab dhe turk, që e shpëtoi rajonin nga një fat i panjohur”.
Dje, ushtria e Izraelit nisi sulme ajrore në kryeqytetin Damask, si dhe në Suwayda dhe Daraa me pretekstin e mbrojtjes së komunitetit druze.
Ministria e Punëve të Brendshme tha se sulmet vranë të paktën 30 persona dhe plagosën gati 100 të tjerë.