Presidenti sirian Al-Sharaa mbërrin në Arabinë Saudite për t’u takuar me princin e kurorës

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa do të diskutojë me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman mënyrat për të forcuar lidhjet dypalëshe

Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa mbërriti sot në Arabinë Saudite për një vizitë në mbretëri, transmeton Anadolu.

Është planifikuar që Al-Sharaa të takohet me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman për të diskutuar mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, raportoi Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA).

Udhëheqësi sirian do të mbajë një fjalim kryesor në edicionin e nëntë të konferencës së Iniciativës së Investimeve të Ardhshme (FII) në kryeqytetin saudit Rijad, e cila u hap të hënën dhe zgjat deri më 30 tetor.

Kategoritë
BotaLajme