– “Teherani aktualisht po përballet me një rënie serioze të burimeve të tij ujore dhe rezervat tona janë në një gjendje alarmante”, tha presidenti iranian, Masoud Pezeshkian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, në lidhje me krizën e ujit në Teheran, tha se kryeqyteti sot po përballet me një rënie serioze të burimeve të tij ujore, transmeton Anadolu.
Presidenti iranian Pezeshkian foli në një takim me guvernatorët e gjithë vendit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Duke folur gjithashtu për problemin e ujit në Teheran, Pezeshkian tha: “Teherani aktualisht po përballet me një rënie serioze të burimeve të tij ujore dhe rezervat tona janë në një gjendje alarmante. Është e pamundur të kapërcehet kjo krizë pa koordinim me publikun. Vlerësimet e hollësishme tregojnë se rezervat e ujit janë shterur dhe burimet janë keqmenaxhuar deri më sot”.
“Sot, ne duhet të ndjekim me përgjegjësi dhe kujdes rrugën e reformës. Nevojitet një menaxhim i ndjeshëm, shkencor dhe me vizion. Si qeveria ashtu edhe publiku duhet të tregojnë kujdes maksimal dhe të marrin pjesë aktive në këtë proces kombëtar për të shpëtuar vendin nga kriza e ujit”, tha ai.
Bëhet e ditur se niveli i ujit në diga ka rënë për shkak të thatësirës së vazhdueshme në Iran.
Në një deklaratë të publikuar dje nga Administrata Provinciale e Ujit e Teheranit, paralajmërohet se rezervat në digat që furnizojnë Teheranin me ujë kanë arritur nivelin e tyre më të ulët në shekullin e fundit dhe u bëri thirrje qytetarëve të kursejnë ujin.