Presidenti i Koresë së Jugut zhvillon vizitë të papritur në Ukrainë

Presidenti i Koresë së Jugut zhvillon vizitë të papritur në Ukrainë

Në takim pritet të diskutohen fushat ku Koreja e Jugut mund të sigurojë ndihmë shtesë për Ukrainën

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol zhvilloi vizitë të papritur në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap”, Yoon ka vizituar Ukrainën pas vizitës së tij zyrtare treditore në Poloni.

Zëdhënësja e zyrës për media e Presidencës, Kim Eun-hye njoftoi se Yoon ka vizituar qytetet Irpin dhe Bucha dhe se në orët e ardhshme do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Në takim pritet të diskutohen fushat ku Koreja e Jugut mund të sigurojë ndihmë shtesë për Ukrainën.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova