Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, në një intervistë për rrjetin amerikan NBC News, ka bërë një krahasim domethënës për të ilustruar shkallën e pretendimeve territoriale të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Për një audiencë amerikane, mënyra më e mirë për ta shpjeguar është kjo: nëse marrim parasysh sipërfaqen relative të tokës që Rusia kërkon aktualisht nga Ukraina, do të ishte pak a shumë sikur ju të dorëzonit Floridën, Georgian, Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut, madje edhe Virginia dhe Marylandi”, tha Stubb.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës mbeten të larta, ndërsa vendet perëndimore po shqyrtojnë rrugë të reja mbështetjeje për Kievin.