– “Asnjë vend që nuk mund të zhvillojë sistemin e vet të mbrojtjes ajrore nuk mund ta shohë të ardhmen me vetëbesim përballë sfidave aktuale”, tha Erdoğan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi sot rëndësinë e zhvillimit të sistemeve vendase të mbrojtjes ajrore, veçanërisht përballë sfidave aktuale të sigurisë, raporton Anadolu.
“Asnjë vend që nuk mund të zhvillojë sistemin e vet të mbrojtjes ajrore nuk mund ta shohë të ardhmen me vetëbesim përballë sfidave aktuale”, tha Erdoğan gjatë ceremonisë së hapjes së punimeve të firmës së mbrojtjes “Aselsan” në Ankara.
Ai theksoi se me sistemin e mbrojtjes ajrore “Kupola e Çeliktë”, Turqia tani do të jetë në “një ligë tjetër” në mbrojtjen ajrore.
Shtimi i tri sistemeve të mbrojtjes ajrore “HISAR” me rreze të mesme veprimi dhe një total prej 21 automjetesh do të forcojë më tej aftësinë parandaluese të Turqisë në fushën e mbrojtjes me rreze të mesme veprimi, vuri në dukje Erdoğan.
Ai gjithashtu deklaroi se Turqia po i vë në dispozicion sistemet e saj të industrisë së mbrojtjes për miqtë dhe aleatët e saj dhe po rrit efektivitetin e saj diplomatik.