Presidenti Erdoğan bën postimin e parë në platformën e re të mediave sociale të Turqisë NSosyal

Në postimin e tij të parë në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Erdoğan citoi poezinë e poetit Erdem Bayazıt “Së shpejti do të lindë dita”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bëri postimin e tij të parë në NSosyal, transmeton Anadolu.

Në postimin e tij të parë në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Erdoğan citoi poezinë e poetit Erdem Bayazıt “Së shpejti do të lindë dita”, duke ndarë vargun “Një lule çeli midis mureve të betonit”.

“A jeni gati?”, shkroi presidenti turk.

Në postimin e tij, presidenti përfshiu edhe hashtagun “Po fillojmë”, së bashku me emoji të flamurit turk, Tokës dhe një rakete.

Kategoritë
BotaLajme