Presidenti amerikan Donald Trump i zemëruar ndaj udhëheqësve të Hamasit: “Do t’ju ndjekin”

Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë gazetarëve, përpara nisjes për në Skoci, se është jashtëzakonisht i zemëruar me udhëheqësit e Hamasit.

Ai tha se Hamas nuk pranoi të arrijë një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve nga Gaza.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Uashington para udhëtimit drejt Skocisë, Trump shtoi se beson se tani udhëheqësit e grupit do të ndiqen penalisht.

Komentet e tij erdhën një ditë pas deklaratës së emisarit të tij për paqen në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili tha se administrata Trump ka vendosur të tërheqë ekipin e negociatorëve në shtëpi për konsultime, pas propozimit të fundit të Hamasit.

Witkoff, që shkoi në Evropë për bisedime mbi armëpushimin, tha të enjten se “vendosën të sjellin ekipin në shtëpi nga Doha për konsultime” pas përgjigjes së Hamasit.

“Është turp që Hamas veproi me këtë mënyrë egoiste. Jemi të vendosur të përfundojmë këtë konflikt dhe të vendosim një paqe të përhershme në Gaza,” shkroi Witkoff në postimin e tij në X.

Kategoritë
BotaLajme