E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka qëndruar sot në veri të vendit pas mbylljes së disa zyrave të strukturave paralele serbe nga autoritetet kosovare.
Gjatë vizitës, ajo u takua me përfaqësues lokalë për të diskutuar situatën aktuale.
Ambasada amerikane deklaroi se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të sigurojë një ambient paqësor për të gjithë qytetarët e saj.