– Zyra e kryeministrit të Portugalisë, Luis Montenegro, tha se nëse plotësohen kushtet “e paraqitura dhe kryesisht të miratuara nga shtetet e pranishme” në konferencën e OKB-së, Portugalia mund ta njohë shtetin palestinez “që në shtator”
Portugalia planifikon të njohë shtetin e Palestinës “që në shtator”, raportuan mediat lokale, duke cituar burime nga zyra e kryeministrit, transmeton Anadolu.
Zyra e kryeministrit të Portugalisë, Luis Montenegro, tha se nëse plotësohen kushtet “e paraqitura dhe kryesisht të miratuara nga shtetet e pranishme” në konferencën e OKB-së, Portugalia mund ta njohë shtetin palestinez “që në shtator, në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara” në New York, raportoi e përditshmja “Diario De Noticias” dhe media të tjera.
Kryeministri Montenegro do të konsultohet së pari me Marcelo Rebelo de Sousa, presidentin e vendit, dhe partitë në parlament.
Zyra e kryeministrit portugez tha se në të kaluarën ka “shpjeguar supozimet ose kushtet për fillimin e një procesi të njohjes”, përkatësisht “marrëveshjen me një grup vendesh me të cilat kemi mbajtur një dialog të përhershëm dhe që kanë marrë pjesë aktive në këtë konferencë”.