“Mund të them se është një ligë e ndryshme nga Liga e Kosovës. Tifozët janë gjithashtu shumë të mirë”, tha portieri kosovar i klubit futbollistik Hatayspor, Visar Bekaj.
Portieri kosovar i klubit futbollistik Hatayspor që garon në Ligën e Parë Turke Trendyol, Visar Bekaj, duke krahasuar ligën turke me atë të Kosovës, tha se janë dy liga ndryshe përfshirë edhe atë të tifozëve.
Portieri 28-vjeçar i Hataysporit, Bekaj, i cili përfundoi përgatitjet e tij për sezonin e ri në Qendrën e Kampit në shpatet e malit Palandöken në Erzurum, foli për Anadolun.
Duke theksuar se liga turke është e ndryshme nga ajo e Kosovës, Bekaj tha: “Në Turqi ka katër ekipe të mëdha: Galatasaray, Fenerbahçe, Beşiktaş dhe Trabzonspor. Ata kanë lojtarë shumë të mirë. Ekipet e tjera nuk kanë grupe lojtarësh shumë të mira krahasuar me ta, por edhe ata janë lojtarë të mirë. Mund të them se është një ligë e ndryshme nga Liga e Kosovës. Tifozët janë gjithashtu shumë të mirë.”
Ai foli edhe për fazën përgatitore që zhvilluan me ekipin e tij, duke theksuar se faza e kampit në Erzurum ka kaluar mirë për ta.
Bekaj vlerësoi edhe trajnerin, Volkan Demirel, i cili gjatë karrierës së tij futbollistike ishte gjithashtu portier. “Mund të them se jam me fat sepse trajneri ynë Volkan ishte portier”, u shpreh ai.
Duke folur për të ardhmen e tij në klub Bekaj tha: “Kam edhe një vit kontratë dhe dua ta shikoj hap pas hapi. Nuk dua të flas për të ardhmen tani; duhet ta shkojmë hap pas hapi. Do të bëj çmos në situatën aktuale dhe kush e di se çfarë na pret në të ardhmen”.