Mediat serbe kanë publikuar pamje shqetësuese të trajtimit policor të një studenteje, gjatë një bllokade përpara Fakultetit Juridik në Beograd javën e kaluar.
Ndërhyrja e policisë ndodhi për shkak të një bllokimi të trafikut, dhe videoja tregon një oficer policie dhe një oficere që i tërheqin flokët vajzës në përpjekje për të zhbllokuar telefonin e saj, transmeton Telegrafi.
Pamjet janë bërë natën midis të mërkurës dhe të enjtes, kur ndërhyrja brutale e policisë ndodhi përpara Fakultetit Juridik në Beograd.
Aty shihen policë me rroba civile që trajtojnë individët e ndaluar, të cilët ndodhen në një stacion autobusi. Në njërën anë të stacionit janë burra të lidhur, të varur në dritaren e stacionit, dhe në anën tjetër është një studente, e rrethuar nga oficerë policie me rroba civile.
Vajza, me duart pas shpine, mbahet nga një oficer policie me rroba civile, dhe një oficer policie i afrohet dhe ia kthen telefonin drejt fytyrës, ndoshta me qëllim që ta zhbllokojë.
Vajza ul kokën dhe në atë moment oficeri i policisë i ngre kokën duke i tërhequr flokët. Përveç saj, një tjetër oficer policie i tërheq flokët vajzës, ndërsa ai që është përpara saj ia afron telefonin në fytyrë
Portal https://t.co/z0zJelDd2i došao je u posed uznemirujućeg snimka stravičnog policijskog postupanja prema studentkinji, prošle nedelje, tokom blokade ispred Pravnog fakulteta u Beogradu. pic.twitter.com/OLfrbEMpK1
— nova.rs (@novarsonline) July 8, 2025