Policia nis aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, i cili po realizohet nga ekipet për hetimin e korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Ai theksoi se më shumë detaje do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacionit.

“Policia e Kosovës, ekipet për hetimin e Korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike janë duke realizuar një operacion policor në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë. Pas përfundimit te operacionit dhe raportimeve nga terreni detajet tjera do të bëhen të ditura më vonë nga kompetentët”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi